Adri Nurellari: Albin Kurti amnistoi Ana Bërnabiqin pasi amnistoi edhe Aleksandar Vuçiqin

Aktuale

Adri Nurellari: Albin Kurti amnistoi Ana Bërnabiqin pasi amnistoi edhe Aleksandar Vuçiqin

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 10:33
Adri Nurellari

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka kërkuar shpjegime nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti se për çfarë arsye ka amnistuar kryeministren serbe Ana Bërnabiq për ta vizituar Kosovës, kur ajo ishte non-grata në Kosovës qysh në kohën e qeverisë Haradinaj pasi kishte akuzuar shqiptarët si njerëz që kanë zbritur nga mali.

"Kryeministri Kurti, i cili gjatë opozitës e ka shitur veten si flamurmbajtës të patriotizmit dhe i ka quajtur rivalët politik “tradhëtar”, duhet të jap shpjegime kur dhe përse ka hequr ndalesën ndaj kryeministres serbe Bërnabiq. Ana Bërnabiq është futur prej kryeministrit të mëparshëm në listën e personave të padëshiruar që nuk do t’iu lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave të saja raciste duke na quajtur  “që kanë zbritur nga mali” mirëpo me sa duket Kurti e paska amnistuar dhe hequr ndalesën”, ka shkruar Nurellari në faqen e tij në Facebook.

Kjo amnesti ndaj kryeministres serbe, sipas Nirellarit, vjen pas një tentative amnestie edhe më të rëndë që Kurti bëri në maj kur tha në Washington se “Millosheviqi nuk e pyeste Vuçiqin”.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti, i cili gjatë opozitës e ka shitur veten si flamurmbajtës të patriotizmit dhe i ka quajtur rivalët politik “tradhëtar”, duhet të jap shpjegime kur dhe përse ka hequr ndalesën ndaj kryeministres serbe Bërnabiq.

Ana Bërnabiq është futur prej kryeministrit të mëparshëm në listën e personave të padëshiruar që nuk do t'iu lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave të saja raciste duke na quajtur “ që kanë zbritur nga mali” mirëpo me sa duket Kurti e paska amnistuar dhe hequr ndalesën.

Kjo amnesti ndaj kryeministres serbe, vjen pas një tentative amnestie edhe më të rëndë që Kurti bëri në maj kur tha në Washington se “Millosheviqi nuk e pyeste Vuçiqin”.

Të dy këto veprime relativizuese e shfajësuese shkojnë ndesh me interesat e Kosovës e shkojnë në përputhje me strategjinë hegjemoniste të Serbisë që po përpiqet të barazojë viktimën me xhelatin.

“Të dy këto veprime relativizuese e shfajësuese shkojnë ndesh me interesat e Kosovës e shkojnë në përputhje me strategjinë hegjemoniste të Serbisë që po përpiqet të barazojë viktimën me xhelatin”, tha Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat