Perparim Rama: Shën Nënë Tereza, simboli i paqes, mirësisë dhe humanizmit

Aktuale

Perparim Rama: Shën Nënë Tereza, simboli i paqes, mirësisë dhe humanizmit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 12:22
Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe tek shtatorja e “Nënë Terezës” në Prishtinë, në 2 vjetorin e vdekjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se kujtimi i humanistes e motivon për të shërbyer me dashuri.

“Përulje dhe falënderim të përjetshëm për Shën Nënë Terezën, simbolin e paqes, mirësisë dhe humanizmit.

Sot, me rastin e 25 vjetorit të kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, bëmë homazhe para shtatores së saj në Prishtinë.

Kujtimi dhe nderimi për Shenjtoren tonë dhe veprimtarinë e saj na motivon për të shërbyer me dashuri dhe integritet për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat