“Bëhu burrë dhe trim”/ Mësuesja e ashpër me Jasharajn, i kërkon fillimin e mësimit

Aktuale

“Bëhu burrë dhe trim”/ Mësuesja e ashpër me Jasharajn, i kërkon fillimin e mësimit

Nga: M.H. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 12:29
Mësuesja e cila mori pjesë në takimin me Këshillin Grevist

Dita e sotme ka filluar me shumë zhvillime për vendin.

Këshilli Grevist ka vizituar shkollën fillore e të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, vizitë kjo e cila nuk ka kaluar si duhet.

Derisa disa mësimdhënës kërkuan që të rinis viti shkollor, për një moment ka esklauar situata.

Një mësuse kërkoi nga kryetari Jasharaj që të vazhdohet mësimi.

Ajo kërkoi nga kryetari të bëhej burrë dhe trim për hatër të fëmijëvë duke treguar që vajzën tashmë e ka në klasën e dymbëdhjetë.

Gjithashtu kërkoi të i shtrijë dorën dhe të vazhdohet mësimi.

Z.Jasharaj bëhu më burrë zoti kryetar kësaj radhe për hir të fëmijëve tan. Qe tri vjet vajzën e kam pas, online në Gjimnaz, kësaj radhë është në klasën e dymbëdhjetë, më tha “mami më shkoj edhe ajo periudha me shku Shqipëri”. Andaj bëhu trim dhe burrë, e shtrije dorën edhe vazhdojmë me kreativitet, pa presione të ndryshme zoti kryetar, edhe ta vazhdojmë punën tonë”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, theksoi që në arsim duhet të investohet dhe punohet më shumë.

Ju kemi tregu shumë mirë që nuk ka lojëra me arsimin, jemi të vetmit që nuk kemi lojë, le të informohet, le të investohet, arsimi duhet të jetë primar pasi vendet e shteteve evropiane arsimin e kanë gjithmonë në rend të parë, kjo ishte nga ana ime. Edhe njëhere zotëri kryetar, tërë kohën të mbështesim për gjithë ato akuza të pabaza që iu janë bërë edhe të mbështesim dhe mos e qaj kokën për ato akuza, por kësaj radhe bëhu më burrë dhe më trim se sa ata që kanë dasht me bo presion dhe kanë parë”, përfundoi ajo, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat