Haziri ironizon me kryetarin e Gjilanit, e quan zëvendës të Shpejtim Bulliqit

Aktuale

Haziri ironizon me kryetarin e Gjilanit, e quan zëvendës të Shpejtim Bulliqit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 13:02
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, njëherit ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se kjo komunë ka mbetur pa kryetar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që të mos e potencoi se Gjilani është komunë e LVV-së, duke ironizuar kështu me udhëheqjen e kësaj komune.

“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve”, ka shkruar Haziri.

Ai më tej e ka quajtur kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni zëvendës të Shpejtim Bulliqit.

“A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat