Nuk u takuan me Kryetarin e Preshevës, kështu i pret Mustafi vartësit e Kurtit në Luginë

Aktuale

Nuk u takuan me Kryetarin e Preshevës, kështu i pret Mustafi vartësit e Kurtit në Luginë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 13:24
Ragmi Mustafi dhe Besnik Bislimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i ka pritur me përzemërsi dy përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimin dhe Arbërie Nagavcin, në Luginën e Preshevës.

Me ta, nuk është takuar Kryetari i Komunës, Shqipërim Arifi. 

“Z.Bislimi e Znj.Nagavci , mirësevini në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar Mustafi në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi. 

Ndërsa, kryetari i Preshevës tha se ka disa arsye pse s’do të zhvillohet takim mes tij dhe vartësve të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa fillimisht tha se ata nuk kanë kërkuar takim me të.

“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoruar Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe për shkak të kritikave të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi.

Kryetari i Preshevës tha se Qeveria Kurti II ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat