Kadrijaj-Kurtit: Po i nxjerrë në”protestë” mbështetësit e paktë që të kanë mbetur

Aktuale

Kadrijaj-Kurtit: Po i nxjerrë në”protestë” mbështetësit e paktë që të kanë mbetur

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:14
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po nxjerrë “mbështetësit e tij të paktë për të protestuar”.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Kadrijaj ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që të sjell në Kuvendin e Kosovës Ligjin e Pagave, për t’ju dhënë të drejtat që u takojnë mësimdhënësve.

Postimi i plotë:

Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”.

Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe japja të drejtat që ju takojnë mësimdhënësve.

Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?!

Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat