​Osmani: Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit me Malajzinë

Aktuale

​Osmani: Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit me Malajzinë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:39
Foto nga takimi



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.

Në takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.

Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat