Haziri kritikon Bislimin: I vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit!

Aktuale

Haziri kritikon Bislimin: I vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit!

Nga: A.M Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:58
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e Bërnabiqit në Kosovë dhe vizitën e Bislimit dhe Nagavcit në Preshevë.

Ai përmes një postim në Facebook këtë e ka cilësuar si një reciprocitet në vizita.

Haziri kritikoi Bislimin për mostakimin me Arifin.

“Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit”, deklaroi Haziri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare.

Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit - Medvegjës e Shqiprim Arifit!

Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat