Ministrja Haxhiu paralajmëron padi ndaj një qytetari, thotë se u tall me fëmijët e dhunuar

Aktuale

Ministrja Haxhiu paralajmëron padi ndaj një qytetari, thotë se u tall me fëmijët e dhunuar

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 23:55
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar me shpejtësi ndaj një statusi me ironi të një qytetari duke thënë se do ta paraqes në polici, pasi që sipas saj, ai është tallur me fëmijët e dhunuar.

Korab Blakaj, mbështetës i VV-së në deri para pak muajsh, ka shkruar me ironi, duke thënë se në moshën 14-vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga dy gra në një dasmë.

“Në vitin 2000, moshën 14 vjeqare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm! Prokuroria i ka lënë të lirë, sot e asaj dite enden të lira duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës! Postimin e bëj publik me leje të Ministres Albulena Haxhiu”, ka shkruar Blakaj duke ironizuar me ministren Haxhiu.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka paralajmëruar Blakajn se do ta raportojë në polici.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat