Albulena Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në polici një qytetar për një status, Koci ka disa fjalë

Aktuale

Albulena Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në polici një qytetar për një status, Koci ka disa fjalë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 08:20
Arianit Koci

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se satira e një qytetari të cilin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëroi se do ta raportojë në polici “nuk është vepër penale”.

Mbrëmjen e së hënës një qytetar me emrin Korab Blakaj që jeton në Austri kishte ironizuar me stautsin e Albulena Haxhiut për atë që e tregoi “kur një prind i ka shkuar në zyre për t’ia treguar ngjarjen sesi kishin tentuar ta dhunonin vajzën e tij 14 vjeçare”.

Albulena Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në polici një qytetar për një status, Koci tregon se a ishte vepër penale

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se satira e një qytetari të cilin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëroi se do ta raportojë në polici “nuk është vepër penale”.

Mbrëmjen e së hënës një qytetar me emrin Korab Blakaj që jeton në Austri kishte ironizuar me stautsin e Albulena Haxhiut për atë që e tregoi “kur një prind i ka shkuar në zyre për t’ia treguar ngjarjen sesi kishin tentuar ta dhunonin vajzën e tij 14 vjeçare”.

Statusi i Korab Blakaj, po tingëllon rëndë shumë rëndë, edhe për shijën time, por nuk është vepër penale. Thjesht, Korabi ka bërë tallje, satirë, humor! Këtë lloj statusi e mbron liria e shprehjes”, ka shkruar Koci në Facebook.

Revista satirike javore Charlie Hebdo, e ka humorin edhe më të rëndë; humor të zi me primesa të fyerjes së rëndë dhe sakrilegjit, por nuk i bëjnë kallëzime penale. Sidomos jo, zyrtarët e lartë të shtetit”.

Më falni zonja ministreshë Albulena Haxhiu, ashtu funksionon shoqëria e cila lirinë e shprehjes e ka një prej postulateve kryesore”, ka deklaruar ai.

Prandaj, mos humbni kohë. Mos e bëni kallëzimin penal”, i ka sugjerur Koci ministres Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat