Halimi e LDK-së: Postim i përçudshëm i Haxhiut

Aktuale

Halimi e LDK-së: Postim i përçudshëm i Haxhiut

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 09:45
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka quajtur të përçudshme postimin e rasteve në Facebook nga ministrja Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ministrja përmes kësaj qasjeje po ngjallë frikë.

“Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht, e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale”, shkruan ajo.

Tutje Halimi ka shtuar se statusi i ministres së drejtësisë është përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit.

“Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja! Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit!”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat