Hyseni për targat: Kam frikë do të rikthehet më keq se që ka qenë

Aktuale

Hyseni për targat: Kam frikë do të rikthehet më keq se që ka qenë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 10:02
Skender Hyseni

Po të ketë marrëveshje  për njohjen mes Kosovës dhe Serbisë, çështja e targave dhe dokumenteve të udhëtimit më nuk do të jetë çështje, kështu tha ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni.

I pyetur se nëse është humbje kohe që për targat do të pritet edhe dy muaj që të negociohet, Hyesni tha se e konsideron humbje tërësisht kohe çfarëdo negociate për çështje të veçanta.

Ai deklaroi se nuk ka aspak besim se Kurti do t’i përmbahet asaj që e thotë teksa thekson se puna e targave mbase edhe dokumenteve do të rikthehet më keq se që ka qenë.

“Unë e  konsideroj humbje tërësisht kohe çfarëdo negociate për çështje të veçanta, unë e konsideroj shfrytëzim të mençur kohe diskutimin e elementeve të marrëveshjes së përgjithshme. Zoti Kurti  tha para disa ditësh dhe mua më erdhi mirë që e dëgjova edhe pse natyrisht nuk kam aspak besim që ai do t’i përmbahet asaj që e thotë, është e vetmja rrugë, është rruga më e vështirë po është e vetmja ndërkaq puna e targave mbase edhe dokumenteve ka frikë se do të rikthehet më keq se që ka qenë sepse duhet ta presim 31 tetorin dhe të bindemi të gjithë që është e vështirë të zbatohen  marrëveshje parciale pa një dakordim të fondamentin e marrëdhënieve me Serbinë… pra një marrëveshje me të cilën këto dy vende e njohin njëra tjetrën, pikë dhe të gjitha çështjet tjera pastaj bëhen të zgjidhshme”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat