Presidentja sot do ta vizitojë këtë komunë të Kosovës

Aktuale

Presidentja sot do ta vizitojë këtë komunë të Kosovës

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 10:39
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vizitojë sot Komunën e Mamushës.

Kështu ka njoftuar zyra e presidencës përmes kumtesës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:

Në orën 13:45, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. Pas këtij takimi, do të ketë prononcim për media.

Në orën 15:20, Presidentja Osmani viziton Qendrën për fuqizimin e grave mbështetur nga UN Women dhe Instituti “Junus Emre”

Në orën 16:10, Presidentja Osmani do ta vizitoj fabrikën e prodhimit të thasëve NTP Birlik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat