Kelani: Për 23 vjet, përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida

Aktuale

Kelani: Për 23 vjet, përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:03
Baki Kelani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në ceremoninë e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se kjo datë është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Ai tha se sot policia e shtetit tonë numëron më shumë se 9 mijë punonjës.

Kelani gjithashtu u shpreh se gjatë këtyre 23 viteve punë, policia ka kaluar nëpër shumë sfida.

“Data 6 shtator është datë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, datë kjo e cila vuri themelet e Policisë së Kosovës, e cila filloi punën me gjeneratën e parë prej 176 kadetëve, e qe për këto 23 vite përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida, por arriti që këto sfida t’i tejkalojë me sukses, arriti të zhvillohet e ndërtohet në një polici moderne me standarde më të larta demokratike. Sot Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë punonjës të cilët i dalin në ballë të gjitha sfidave të sigurisë dhe shërbimit ndaj vendit dhe qytetarëve të saj”, u shpreh tutje Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat