Sindikata e ShSKUK-së kërkon rritje të rrogave për 50 për qind

Aktuale

Sindikata e ShSKUK-së kërkon rritje të rrogave për 50 për qind

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:21
Ilustrim

Sindikata e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind.

Kjo sindikatë thotë se rritje të pagave s’ka pasur nga viti 2014-të.

Tutje në njoftim theksohet mantelbardhët janë skeptikë se Ligji i Pagave do të mund të hyjë në fuqi.

Sindikata e ShSKUK-së shton se në Ligjin e Pagave s’ka pasur transparencë.

Reagimi i plotë:

Duke pasur parasysh që implementimi i ligji të pagave fillon tetë muaj pas daljes ne Gazetën Zyrtare,e si projektligj nuk ka shkuar në kuvend as në lexim të parë.

Duke pasur parasysh që ky projektligj është vendosur në agjendën qeveritare 3 herë dhe është tërhequr gjithashtu duke pasur parasysh që për ketë projektligj nuk ka pasur transparencë fare, ky ligj ka shumë mangësi duke filluar nga vlera e koeficientit i cili nuk dihet e deri te rangimi sipas meritave gradave dhe punës ,si dhe fati i tij varet nga ankesat që mund t’i kenë subjektet e ndryshme ,kështu që implementimi i tij mund te filloj ndoshta në fund të vitit 2023. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqate sindikale të QKUK-së mbajtur me 06.09.2022, u vendos që të kërkohet rritje pagash prej 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat