Zv/kryeministri Bislimi shkon në Pragë, kjo është arsyeja

Aktuale

Zv/kryeministri Bislimi shkon në Pragë, kjo është arsyeja

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:00
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke.

Sipas ZKM-së,  gjatë ditës së sotme dhe të nesërme ai do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet Zyrës së Kryeministrit/

Vizita e tij pason takimet që i zhvilloi në Luginën e Preshevës, të hënën bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat