Takohen Kurti e Buleshkaj, temë edhe Strategjia kundër Korrupsionit

Aktuale

Takohen Kurti e Buleshkaj, temë edhe Strategjia kundër Korrupsionit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 21:34
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

“Në takim u diskutua rëndësia e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit.

Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat