Presidenti slloven, Borut Pahor sot e viziton Kosovën

Aktuale

Presidenti slloven, Borut Pahor sot e viziton Kosovën

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 07:39
Borut Pahor

Sot pasdite do të arrijë për një vizitë në Kosovë, presidenti slloven Borut Pahor.

Ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai para tri ditësh qëndroi në Beograd, kurse sot (e mërkurë), Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat