576 raste aktive me COVID-19

Aktuale

576 raste aktive me COVID-19

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 07:45
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 576.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 213 testime prej të cilave 29 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 42, kurse rastet aktive janë 576.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 57 person. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.687 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat