Zana Avdiu i del krah Albulena Haxhiut: E ftoj ministren t’i shkojë deri në fund kësaj pune

Aktuale

Zana Avdiu i del krah Albulena Haxhiut: E ftoj ministren t’i shkojë deri në fund kësaj pune

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 12:20
Zana Avdiu

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet t’i shkojë deri në fund çështjes së raportimit të personave që “tallen me viktimat e dhunës seksuale”.

Sipas saj, dhunuesit janë duke u mbrojtur indirekt, duke e kritikuar Albulena Haxhiun për rastin në fjalë.

“Ata qe smujten me i mbrojte hapun 12 burra perdhunues te nje femije, se nuk guxuan bash qaq direkt… sot, terthorazi po i mbrojne perdhunuesit, tu e sulmu Albulenen. Sidomos ata qe shiten liberal”, ka thënë Avdiu.

Sipas saj, “Po, pak me ju grrithe.. ju del e verteta cka jeni”.

“E ftoj ministren, qe ti shkoje deri ne fund kesaj pune. Cdo koment qe nxite, mohon apo relativizon dhunen seksuale dhe diskriminimin ne baza gjinore, ta bej te denueshme me ligj. Ashtu sic ka vepru Macron, me te gjithe ata qe vec edhe nje like e kane ba pro vrasjes se mesuesit ne France”,  ka thënë Avdiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat