Burim Meta kundër transferimit të deputetës Doarsa Kica

Aktuale

Burim Meta kundër transferimit të deputetës Doarsa Kica

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 14:43
Doarsa Kica

Deputetja Doarsa Kica tashnimë nuk është më pjesë e Listës Guxo, pasi ajo ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në krye me Lumir Abdixhikun.

Pas këtij veprimi të Doarsa Kicës ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se kushdo që synon tjetërsim apo kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politiikë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për LDK-në.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kështu ishte mbishkrimi i deputetit në fotografinë e shoqëruar me buzëqeshjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e presidentes, Vjosa Osmani.

Mirëpo jo vetëm, kundër transferimit të Doarsës në LDK, ka dalë edhe deputeti nga Lista Guxo, Burim Meta, duke e shpërndarë postimin e Pecit.

“Po pra!”, ishte postimi i Metës, shkurtë, por qartë se është i të njëjtit mendim me Faton Pecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat