Lajmi i fundit: Faton Peci dhe Donika Gërvalla do të udhëheqin partinë ‘Guxo’

Aktuale

Lajmi i fundit: Faton Peci dhe Donika Gërvalla do të udhëheqin partinë ‘Guxo’

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 17:53 Përditësuar në ora: 20:48 më 07.09.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Faton Peci dhe Donika Gërvalla do të udhëheqin partinë ‘Guxo’

Guxo ka zgjedhur një formë kreative për bashkëkryesim të Partisë.

Anëtarët e partisë kanë vendosur për modelin që është përdorur në Gjermani por edhe në Skandinavi, që kryesimin e partisë ta ketë Faton Peci dhe Donika Gërvalla.

Kështu thonë burimet të Kanal10 brenda subjektit politik, që në këto momente po voton dhe po e formalizon vendimin e fundit ka raportuar Live nga Kuvendi Zgjedhor i Guxo, gazetarja e Kanal10, Arta Mustafa.

Pra, Guxo do të drejtohet nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla, opsion i paparë deri më tani në subjektet politike kosovare.

Peci: Me Kurtin kryeministër e Osmanin presidente, u kthye dinjiteti i Kosovës në sytë e botës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duket se beson se me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër është kthyer dinjiteti i Kosovës në sytë e botës.

Ai i bëri komentet në Kuvendin Konstituiv dhe Zgjedhor të subjektit politik “Guxo”, që ishte formuar nga presidentja e tanishme, Vjosa Osmani.

Peci tha se Guxo do të jetë në skenën politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore dhe sipas tij ata që dëshirojnë t’i dobësojnë e kanë të pamundur.

Guxo në skenën politike kosovare nuk vetëmjaftohet me kontributin e 14 shkurtit. Ne besojmë se do të jemi në skenën tonë politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore një “arrë” e fortë”, u shpreh Peci.

Edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, pati vetëm fjali miradie për presidenten Vjosa Osmani, në mbledhjen e parë konstituive të partisë Guxo.

Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj. Si deputete, si veprimtare politike, si kryetare Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për herë të parë mbajti qëndrim të patundur, duke iu kundërvënë hapur dhe me vendosmëri, të gjitha vendimeve të dëmshme për Kosovën. Iu kundërvë asociacionit të komunave serbe për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi. Edhe planeve të frikshme për ndarjen e Kosovës, pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme. Të gjithave iu kundërvu, duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në Republikën tonë të re”, tha Gërvalla.

Haxhi Avdyli: Guxo do të ketë dy kryetarë, një grua dhe një burrë

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nga kuvendi zgjedhor që është duke u mbajtur do të zgjidhen dy kryetarë që do të udhëheqin partinë.

Avdyli, në Info Magazine në Klan Kosova, bëri të ditur se ky model është marrë nga disa parti gjermane dhe se do të udhëhiqet nga një grua dhe një burrë, njofton Klankosova.tv.

“Partia ‘Guxo’ gjithmonë ka ditur të befasojë me opinionet e saj, veprimet politike edhe sot në këtë kuvend partia ‘Guxo’ do të befasojë me mënyrën e udhëheqjes se partive – ne do të japim një model të ri të udhëheqjes së partive politike dhe një model të paparë deri më sot në skenën politike të Kosovës. Nga ky kuvend do të dalim me një kryesi vendimmarrëse dhe nuk do të kemi një kryetar por do të kemi dy kryetarë, një të gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore”.

Avdyli, mes tjerash, konsideron se nga ky kuvend zgjedhor do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia dhe këshilli drejtues.

Nga ky kuvend do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë, kryesia, këshilli drejtues dhe të gjitha strukturat tjera. ‘GUXO’ është një freski në skenën politike të Kosovës që ishte si një subjekt i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Kosovën si pasojë e gjithë ati zëri të shtypur të votuesit dhe elektoratit”.

 

​Kurti në Kuvendin e Guxo: Të qenit bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në kuvendin zgjedhor të partisë Guxo me të cilën ka thënë se kanë bërë punë të mira në qeverisje.

Kurti ka thënë se bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me partinë Guxo duhet të vazhdojë, derisa për këtë të fundit ka thënë se është ngritur me guxim dhe njësoj sipas tij edhe do të fitojë.

Gjatë këtij fjalimi, shefi i ekzekutivit ka thënë se prioritet mbetet vettingu në sistemin e drejtësisë.

Kurti: Me partinë Guxo duhet të vazhdojmë punën e mirë

Të qenit bashkë na e solli edhe fitoren e 14 shkurtit, të pirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu i sistemit të drejtësisë dhe këtë do ta bëjmë bashkë me Kuvendin... Duhet të vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë. Viti ne kaluar e kemi mbyllur me 10.53% rritje ekonomike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje ekonomike 4.9% pasi të hiqet inflacioni. Kemi ngritur mirëqenien sociale me një sërë masash të pakos së ringjalljes ekonomike”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur punët e qeverisë, ku ka thënë se po zbatojnë reforma në bujqësi me qëllim të ngritjes së prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Gjithashtu ka thënë se kanë zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën duke e kthyer bendin në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare.

Kurti: E kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare

Bashkërisht po zbatojmë reforma në bujqësi me qëllim ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit, arsimin përveç se e kemi bërë falas, e kemi ngrit buxhetin mbi 12% me qellim të rritjes së cilësisë, kemi zgjeruar lidhjet e Republikës sonë me botën dhe kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare. Më lejoni ta falënderoj përzemërsisht zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme (Donika) Gërvalla për përpjekjet e përbashkëta të deritanishme dhe për të arriturat e pamohueshme”, tha ai.

Kryeministri Kurti u është drejtuar rreth 400 delegatëve të pranishëm të cilët do të zgjedhin organet e partisë Guxo.

Kurti: Guxo është ngritur me guxim dhe me guxim do të fitojë

Po punojmë pa kursim, pa rezervë e pa pushim. U përgëzoj të gjithëve për angazhimin me dije dhe integritet me punë dhe përkushtim për partinë që përfaqëson po këto vlera. U dëshiroj punë të suksesshme të kuvendit zgjedhor, me guxim jeni ngritur, me guxim po vazhdoni, me guxim do të fitoni”, ka përfunduar ai.

Peci: Partia Guxo është produkt i presidentes Vjosa Osmani

Ministri i Bujqësisë njëherësh edhe anëtarë i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se ky subjekt politik është produkt i presidentes Vjosa Osmani për ta sfiduar të keqen dhe për ta dërguar para Kosovën.

Ai, në kuvendin e parë zgjedhor të kësaj partie, ka deklaruar se Guxo në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje  i dhanë vendit një presidente dhe një kryeministër që sipas tij janë tandeni i rilindjes politike në Kosovë.

“Me një presidente guximtare dhe një kryeministër të pakompromentueshëm, suksesi i vendit tonë është i garantuar. Guximi lindi së pari si ide, si frymë dhe si shpresë. Listës fillestar iu bashkuan shumë emra duke i dhënë kuptim rikonceptimit të mendimit politik në skenën kosovare. Lista Guxo, sot partia Guxo u konsolidua gradualisht, u strukturua gradualisht dhe sot po përmbyllet sukseshëm në shndërrimin në një subjekt politik”,ka thënë Peci.

Peci ka shtuar se çdo herë do të punojnë në të mirë dhe interes të qytetarëve.

​Kurti në Kuvendin e Guxo: Kjo parti me guxim është ngritur e me guxim do të fitojë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e përbashkët me partinë Guxo po zbatojnë reforma në bujqësi, arsim dhe kanë kthyer Kosovën në rrugëtime euroatlantike.

Kështu u shpreh ai në kuvendin e parë zgjedhor të mbajtur nga partia Guxo.

"Të qenit bashkë na solli fitoren e 14 shkurtit. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu. Kemi vazhduar luftën kundër korrupsionit. Mbi 700 operacione policore, mbi 2000 persona të arrestuar, 65 grupe kriminale të asgjësuara. Kemi ngritur mirëqenien sociale dhe këtë të shtunë kemi prezantuar edhe pakon mbi 150 milionë euro", ka thënë ai.

Kurti tha se kjo parti me guxim është ngritur dhe se njëjta me guxim do të fitojë.

​Gërvalla: Osmani ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në kuvendin e parë të partisë Guxo ka folur për presidenten Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se pa guximin dhe qëndrimin e saj, historia më e re e Kosovës do të dukej ndryshe.

Ajo ka thënë se Osmani ka kundërshtuar pazaret politike dhe koalicionet sipas saj të dëmshme.

Gërvalla ka thënë se Osmani ka kundërshtuar hapur vendimet e dëmshme për Kosovën.

Gërvalla: Osmani ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj, si deputete, si veprimtare politike, si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për të parë mbajti qëndrim të patundur duke ju kundërvënë hapur dhe me vendosmëri të gjitha vendimeve të dëmshëm për Kosovën. Më lejoni të përmend vetëm shumë pak prej tyre, sepse lista është shumë e gjatë. Edhe asociacionit të komunave serbe iu kundërvu për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi, edhe planeve të frikshëm për ndarjen e Kosovës, edhe pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme, të gjithave iu kundërvu duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në republikën tonë të re. E shtyrë nga parimet dhe bindjet e saj, nuk u përkul asnjëherë as para intrigave të partisë në të cilën ndodhej por luftoi me vite të tëra për demokracinë brenda partisë në të cilën ishte, e shoqëruar nga shumë prej nesh të cilët jemi të pranishëm në këtë sallë”, tha Gërvalla.

Ky është kuvendi i parë zgjedhor i partisë Guxo i cili do të konstituojë organet dhe statutin e kësaj partie.

​Kurti merr pjesë në Kuvendin zgjedhor të Listës Guxo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ardhur për të përcjellë punimet e Kuvendit të parë zgjedhor të Listës Guxo.

Në këtë kuvend po merr edhe ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Në Kuvendin e parë zgjedhor të Listës Guxo po marrin pjesë mbi 300 delegatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat