​Aliu e Çeku diskutojnë projektet për komunën e Shtimes

Aktuale

​Aliu e Çeku diskutojnë projektet për komunën e Shtimes

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 20:34
Foto nga takimi

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me të cilin ka diskutuar mbi projektet kapitale dhe infrastrukturës fizike në kulturë, rini dhe sport në këtë komunë.

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Kulturës, Qendrën Rinore dhe Stadiumin e Qytetit, Aliu dhe Çeku kanë parë nga afër gjendjen ekzistuese të kësaj qendre.

Aliu e Çeku temë kryesore diskutimi patën projektet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit, i cili parashihet të fillojë vitin e ardhshëm, renovimin e stadiumit ekzistues.

Ndër projektet tjera në komunën e Shtimes janë edhe ai i bibliotekës dhe arkivit këtë vit me investim nga MKRS në shumën prej 270.000 eurove.

Po ashtu u tha se Qendra Rinore ka nevojë për investim të gjerë infrastrukturor me qëllim të funksionalizimit të saj të plotë, sikurse edhe ai i Palestrës Sportive, ku ka probleme infrastrukturore.

Projekt tjetër që u përmend gjatë këtij takimi është edhe ai i Shtëpisë e Kulturës, me qëllim të ngjalljes së jetës kulturore dhe artistike, si dhe pajisjes me mjetet teknike që i mungojnë.

Me ministrin Çeku u pajtuam që me angazhim të përbashkët të dyja niveleve qendror e lokal, të investohet që Komuna e Shtimes të ngjallet në aspektin kulturor e artistik, si dhe t'i kthehet vëmendja e munguar aspektit sportiv e rinor”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat