Berisha: Ballkani i Hapur i shërben krimit

Aktuale

Berisha: Ballkani i Hapur i shërben krimit

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:55
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thirri në një diskutim ekspertë dhe gazetarë në lidhje me temën e sigurisë kombëtare. Berisha gjatë takimit foli sërish për Ballkanin e Hapur, duke theksuar se ky është një projekt i cili i hap edhe më shumë rrugë krimit të organizuar.

Sali Berisha: Kjo aleancë aq sa përbën një problem për sigurinë kombëtare, aq përmban problem për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit. Pasi në këtë aks operojnë bandat më të fuqishme të Ballkanit. Atje ishte Biellivuku këtu janë Biellivukët e tjerë, por në një farë mënyre, Ballkani i Hapur është një Ballkan i Hapur për krimin për drogën për pasigurinë

Sipas kreut të PD, legalizimi i kanabisit në vendin tonë është i dëmshëm, pasi droga është krim.

Sali Berisha: Ishte gabimi më i madh që u bë me inkurajimin e kanabizimit të Shqipërisë. Do të jetë në interesin e çdo vendi që mendon të legalizojë kanabisin, të vijë të studiojë Shqipërinë dhe pasojat e saj. droga është krim dhe asnjë komb nuk ka nevojë për të. Nuk po merrem tek efektet shëndetësore se në mënyrë absolute përveç disa efekteve të pranuara, efekte të tjera pozitive nuk ka faktuar askush. Po merrem me atë që ajo bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi. Ku jemi ne sot.

Kryedemokrati e lidhi edhe fenomenin e largimit të shqiptarëve me pasigurinë, pasi sipas tij nuk kanë siguri për pronën dhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat