Avdyli tregon e kujt ishte ideja për dy kryetarë: Edhe ne u befasum kur u propozua

Aktuale

Avdyli tregon e kujt ishte ideja për dy kryetarë: Edhe ne u befasum kur u propozua

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:49
Haxhi Avdyli

Deputeti i Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka treguar se si është vendosur që partia ku përket ai të ketë dy kryetarë, një gjë e pazakontë për partitë politike shqiptare.

Avdyli, duke folur në “Dpt te Fidani”, ka treguar se e kujt ishte ideja që Guxo të udhëhiqet nga dy kryetarë.

Ai ka thënë se kjo nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë përçarjeje, por si ide e njërës prej kryetareve, Donika Gërvalla.

“Absolutisht s’ka pasur përçarje. Bartëse e kësaj ideje ka qenë Donika Gërvalla, e cila vjen nga shkolla politike evropiane”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se në parti u befasuan kur e dëgjuan këtë propozim, por pastaj, ka thënë ai, u ka pëlqyer dhe kanë vendosur ta provojnë edhe këtë model.

“Edhe ne ishim paksa të hutuar kur u propozua e pastaj na u duk diçka interesante. Na pëlqej dhe janë dy personalitete të respektuara të Listës Guxo”, tha ai.

Avdyli është shprehur i bindur që modeli do të funksionojë.

Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë zgjedhur bashkë-kryetarë të partisë sot gjatë kuvendit zgjedhor të partisë Guxo. Reagimet ndaj këtij vendimi të partisë, kanë qenë të shumta, në mjetet e informimit si dhe në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat