“Ju dje vuloset fundosjen”/ Vjen një reagim dëshpërues nga Gjermania për Kuvendin e “Guxo” dhe Donika Gërvallen

Aktuale

“Ju dje vuloset fundosjen”/ Vjen një reagim dëshpërues nga Gjermania për Kuvendin e “Guxo” dhe Donika Gërvallen

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim nga Osman Ferizi, i postuar në Facebook

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shpalosur pakënaqësitë e tij me Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo, që u mbajt dje (e mërkurë).

Ferizi, i cili ishte edhe mbështetës i presidentes Vjosa Osmani përgjat rrugëtimit të saj politik, ka thënë se përfaqësuesit e Guxo, në vend që të bashkoheshin me LDK-në dhe ta forconin të djathtën e plagosur nga krimi e vrasjet politike, iu nënshtruan liderit të së majtës Albin Kurtit.

“Dje në Kuvendin zgjedhorë kur ishte edhe dita e Kushtetutës së Kaçanikut- 7-Shtatori, në vend që të vendosni të bashkoheni me LDK-në, të forconi të djathtën e plagosur nga krimi dhe anatemimi politik kriminal i së majtës ekstreme ku ende nuk janë zbardhur vrasjet politike të figurave kyçe politike, ushtarake, veprimtarë, ju dje definitivisht nënshkruat bashkimin dhe nënshtrimin ndaj liderit të majtës Albin Kurtit, kjo do jetë fatale për vet ju”, shkruan Ferizi mes tjerash.

Madje Ferizi ka thënë se nuk do ta kishte besuar kurr që znj. Donika Gërvalla do të sillte në kuvend liderin e së majtës në Kuvendin zgjedhor, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

Postimi i plotë:

E para është FJALA….

Heshtja që vret, unë do flasë!

Unë nuk mund të ju them “Guximtar” por nga dje Frikacakë, ju një pjesë të madhe që ju njoh dhe ishi pjesë e kontributit në LDK-së për shumë vite, ju e përshpejtuat ndryshimin brenda LDK-së, por dje dështuat, nuk do merrni vota djathtas. Dje në Kuvendin zgjedhorë kur ishte edhe dita e Kushtetutës së Kaçanikut- 7-Shtatori, në vend që të vendosni të bashkoheni me LDK-në, të forconi të djathtën e plagosur nga krimi dhe anatemimi politik kriminal i së majtës ekstreme ku ende nuk janë zbardhur vrasjet politike të figurave kyçe politike, ushtarake, veprimtarë, ju dje definitivisht nënshkruat bashkimin dhe nënshtrimin ndaj liderit të majtës Albin Kurtit, kjo do jetë fatale për vet ju. Ikja nga shtrati i themeluesit të Dardanisë - Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova do jetë ndëshkues për ju, ju e dini se si përfundoi LDK-së kur u bë patericë e Hashim Thaçit që e bëri “President” që disa fituan ( poste politike, ambasadorë, mjete materiale, punësime të familjarëve….)do ju ndjek i njëjti fat. Kurrë nuk do besoja që Donika Gërvalla do shkonte aq larg dhe aq thellë sa ta sjellë në kuvend liderin e së majtës në atë kuvend. E majta Shqiptare historikisht ka pasur busull orientimi lindjen e jo perëndimin dhe ishte vrasëse dhe mizore ndaj të djathtës, falë atyre gabimeve në jemi ndëshkuar historikisht, ju dje vuloset fundosjen.

Pazaret dhe lojërat për pushtet nuk po marrin fund, Dardania po varfërohet dhe po zbrazet, islami politik po fiton teren.

Populli në zgjedhjet që vijnë e lus që mos të mashtrohet, mos të blihet nga ata që e vodhën për dy dekada, por as mos të mashtrohet nga dogmat dhe populizmat false të anakronikut Albin Kurtit që pajtohet më shamitë në shkolla kur jemi shtet sekular dhe të akuzuarit e Hagës- milioneret e Dardanisë i quan “luftëtar” dhe ua paguan edhe avokatet nga buxheti i varfër i Shtetit, kjo nuk është politik Kombëtare.

Ata që gënjejnë popullin janë më tiranë se ata që e shtypin (Petri Marko).

Heshtja është komplot ( M. Gandi)!

Osman Ferizi-kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani.08.09.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat