Lushaku: Lajm i mirë ardhja e Kicës në LDK

Aktuale

Lushaku: Lajm i mirë ardhja e Kicës në LDK

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 15:41
Jehona Lushaku – Sadriu dhe Doarsa Kica

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, i ka uruar mirëseardhje deputetes më të re të kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili.

Lushaku – Sadriu tha se ardhja e saj është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti.

“Kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojmë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit”, ka shkruar Lushaku – Sadriu.

Kujtojmë se sot ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i cili e prezantoi prurjen e re në partinë e tij nga Lista GUXO, Doarsa Kica – Xhelilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat