​Kurti pyet kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve?

Aktuale

​Kurti pyet kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve?

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:32
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe një herë ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke thënë se një muaj heshtje ndaj kërkesës së asambleistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë.

Kurit ka shkruar në Facebook se në vendosje e sipër, në bazë të ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë.

“Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike.

Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh. Kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve? Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve? Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat