Lulzim Peci: Nuk ju kemi frikësuar Serbisë e leje më juristëve me agjendë islamike

Aktuale

Lulzim Peci: Nuk ju kemi frikësuar Serbisë e leje më juristëve me agjendë islamike

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:07
Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci në një postim të tij në Facebook ka shkruar se juristët me agjendë islamike, që kërcënojnë ata që janë kundër bartjes së shamisë në shkolla, nuk kanë për qëllim asgjë tjetër përpos për të frikësuar ata për të mos shprehur qëndrimet e tyre. Por kjo nuk do të ketë sukses, se nuk ju kemi frikësuar Serbisë, e leje me këtyre.

“Këtyre juristave do ju kisha besuar se janë përnjëmend kundër urrejtjes nëse do kishin reaguar njëjtë kur disa imame i përdorshin fjalët më të ulëta ndaj Skenderbeut dhe Nënës Terezë, dhe që besa edhe kur këtyre thirrjeve të ulëta ju bashkuan edhe disa organizata lokale të rinisë muslimane në Kosovë”, shkruan ai.

Ai shkruan më tutje duke thënë se, ‘mos shitni mjegull kur nuk e keni guximin që të ҫmoni publikisht rolin e personaliteteve më të rëndësishme të kombit shqiptar të konfesioneve të tjera’.

“Me këtë matemi se sa shqiptar jemi, dhe kjo është lufta që është duke u bërë për ruajtjen dhe kultivimin e karakterit sekular të popullit tonë, pa të cilin ne shndërrohemi në shqipfolës, apo si po e përdorin disa në “xhematin e trojeve shqiptare”, shkruan tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat