Drenori: PDK-ja gati ta “kap” VV-në në Drenas përmes Enver Dugollit

Aktuale

Drenori: PDK-ja gati ta “kap” VV-në në Drenas përmes Enver Dugollit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 19:18
Xhavit Drenori

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativës qytetare Green Xhavit Drenori ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.

Ai ka thënë se deputeti i LVV-së Enver Dugolli po përpiqet që të vendos njerëzit e tij.

Por ai ka thënë se Dugolli është hipotekë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“E kush prej intelektualeve ose njerëzve të panënshtruar ne Drenas po i shkojka mbrapa nesër Egzona Terdevcit kur edhe naivi me i madh ne Drenas e din se ajo është vegël/masha e Enver Dugollit e ky i fundit është komplet hipoteke i PDKse, madje njeri nga njohësit e zhvillimeve ne Drenas (anonim) tha qe “topat e tij i ka ne fijoke Ramizi ne Drenas”.”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se me kandidaten e Enver Dugollit, Egzona Tërdevci njihet shumë kohë më parë dhe sipas Drenorit ajo nuk ka treguar kurrë lidership.

Postimi i plotë:

E kush prej intelektualeve ose njerzve te pa nenshtruar ne Drenas po i shkojka mbrapa neser Egzona Terdevcit kur edhe naivi me i madh ne Drenas e din se ajo eshte vegel/masha e Enver Dugollit e ky i fundit eshte komplet hipoteke i PDKse, madje njeri nga njohesit e zhvillimeve ne Drenas (anonim) tha qe “topat e tij i ka ne fijoke Ramizi ne Drenas”.

Egzonen e njoh moti.

Kurre lidership nuk ka tregu, madje nga ekipa jone u largu nga deshprimi qe nuk u zgjodh asambliste (koleget tane te afert te ekipes e mbajne mend kerkesen e saj te quditese dhe te papranueshme “me intervenu ne KQZ per me ju rrite votat”).

Sa ishte ne ekipen tone, edhe pse jo asambliste, te pakten aktivizem qytetar tregonte. Merrte pjese ne aktivitete e protesta. Pra, i shihej hajri dhe dobia per interesin e pergjithshem te qytetareve te Drenasit.

Ndersa tani, kur gati po behet nje vit si asambliste, askush nuk din per ndonje aktivitet apo ngritje ceshtje a debati ne te miren e pergjithshme, perveq disa fjalive shterrpe e te cilat ia bente shpejt bajat kryetari (duke e quajt kogja me te drejte te pa dijshme per ceshtjet).

Me rendesi, ajo u rehatua me pune e rroge te mire ne institucione dhe shkeli mbi mundin e sa e sa aktivisteve te pa sherr te Drenasit, te cilet nuk deshen te behen masha te asnjerit dhe sot kane mbetur rrugeve.

Se Egzona nuk ka lidership me e udheheqe nje parti opozitare ne Drenas flet me se miri edhe fakti qe ajo ne kuvendin komunal nuk ka arritur ta mbaj te unifikuar voten e VVse. Pra, per vendime fort te rendesishme, nje pjese e asamblisteve te VVse votat i kishin ndryshe nga ajo.

Nejse, kjo zgjedhje (imponim sepse disa aktivista qe i njoh ne Drenas nuk e perkrahin Egzonen), na e ben me te lehte dhe gjithashtu te nevojshme edhe neve te Iniciativave Qytetare funksionimin.

Vetvendosje ne Drenas nuk paska zgjedhje por imponim, ashtu sic e kishte edhe ne 2019 zgjedhjen e listes per deputete, kur Dugolli mori kartonin e kuq nga qendra ne Drenas, e u imponua nga Prishtina.

PS.: foto 2 dhe 3 jane realizuar ne te njejtin vit. Egzona bashke me ekipen tone duke bere perpjekje maksimale me forcu demokracine ne Drenas, ndersa baci Vel e ndihmonte Ramizin me u ba kryetar.

PS.2: ky opinion eshte i imi personal (si ish anetar i VVse per disa muaj dhe bashkpunetor i Egzones) dhe jo i subjektit qe i takoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat