Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:22
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Westerlund dhe shprehu falënderime ndaj Suedisë për mbështetjen e deritashme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe eurointegrimit.

Ai njëherësh theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së proceseve që shteti ynë ka përpara.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ritheksua gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet Suedisë dhe Republikës së Kosovës.​

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat