Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, vjen edhe një dorëheqje

Aktuale

Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, vjen edhe një dorëheqje

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:41
LVV

Fadil Spahiu, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit.

Ai ka ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

Nërsa ka njoftuar se ka thënë dorëheqje për shkak të situatës aspak demokratike.

“Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat