Interesimi i Turqisë për dialogun

Aktuale

Interesimi i Turqisë për dialogun

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 21:42
Rexhep Taip Erdogan

Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka kohë që zyrtarisht udhëhiqet nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, së fundmi, një angazhim më të madh kanë treguar Franca dhe Gjermania, me emërimin e emisarëve special për bisedimet, Jens Plötner (Jens Plytner) dhe Emmanuel Bonne (Imanuel Bon).

Të mërkurën në Beograd, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura mes dy vendeve.

Për këtë gatishmëri të presidentit Erdogan, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ndihma e vendeve mike është e mirëseardhur.

“Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, ka thënë Kurti.

Politologu Dorajet Imeri thotë se deklarata e presidentit turk, vjen pas vendimit të disa vendeve të Bashkimit Evropian, për shtimin e angazhimit në kuadër të dialogut.

Tani e tutje pritet të ketë një intensitet më të lartë të bisedimeve në Bruksel, kjo edhe për faktin se liderët janë pajtuar që të takohen çdo muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat