Linçimet ndaj deputetes, Doarsa Kica ‘zbulon’ mesazhet private që i mori: Ma përmendën vajzën

Aktuale

Linçimet ndaj deputetes, Doarsa Kica ‘zbulon’ mesazhet private që i mori: Ma përmendën vajzën

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:58
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka folur për linçimet dhe kërcënimet që i ka marrë pasi aderoi te Lidhja Demokratike të Kosovës, duke u larguar përfundimisht nga Lista Guxo dhe Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se përveç komenteve fyese, ka marrë edhe mesazhe private teksa ia kanë përmendur edhe vajzën e saj tre-vjeçare.

“Më kanë prekur aty ku më dhemb më së shumti, te vajza ime e cila i mbush tani tri vite. Kam marrë kësi komente edhe përveç asaj çka shihet në opinionin publik.

Por i kuptoj qytetarët për mllefin e tyre”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat