Xhelal Sveçla: Ja si u sulmuam me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

Aktuale

Xhelal Sveçla: Ja si u sulmuam me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 23:33
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.

Sveçla tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë janë sulmuar nga kriminelët në anën tjetër të liqenit.

“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshëm që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.

“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat