Sulmet ndaj gjyqësorit| Miftaraj pret kritika ndërkombëtare ndaj Qeverisë

Aktuale

Sulmet ndaj gjyqësorit| Miftaraj pret kritika ndërkombëtare ndaj Qeverisë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:03
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, mendon që raporti i progresit dhe raporte tjera ndërkombëtare do të jenë kritik për sulmet e organizuara politike ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë.

“Sulmet e organizuara nga politika drejtë sistemit gjyqësor dhe prokurorial do t’i lexojmë këtë vit po ashtu në mënyrë të organizuar në raportin e progresit, dhe raportet tjera kredibile ndërkombëtare!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar sot Gjykatën Themelore në Prishtinë për “kuptimin e urgjencës” me të cilat i trajton lëndët.

Në një shkrim në “Facebook”, Kurti ka bërë një listë të disa vendimeve të kësaj gjykate, duke kritikuar Themeloren për heshtje ndaj kërkesës së asamblistëve të VV-së për rastin ndaj Ndërmarrjes Publike për pronën publike. Për dallim nga ky rast, ai ka marrë shembuj të “punës së shpejtë” të Gjykatës, rastin e PDK-së kundër tarifave të rrymës dhe kërkesëpadinë e ish-drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Po ashtu, ditë më parë, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar sistemin gjyqësor në lidhje me rastin e zhdukjes së 11-vjeçares në qershor, si rrjedhojë e së cilës kishte kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat