Sveçla për rastin e 11 vjeçares: Dihet identiteti edhe i një personi, policia do të veprojë

Aktuale

Sveçla për rastin e 11 vjeçares: Dihet identiteti edhe i një personi, policia do të veprojë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 00:41
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se shfrytëzimi i 11-vjeçarës është bërë për më shumë se një vit dhe nga shumë persona.

Sveçla tha se Policia e Kosovës është duke u marrë intenzivisht me rastin.

“Ky është një rast jashtëzakonisht i rëndë, është duke u hetuar intenzivisht dhe thellë. Tashmë kam kërkuar nga IPK që të bëj hetimet e saj mbi veprimet dhe mosveprimet apo gabimet e policisë së Kosovës në këtë rast. Unë publikisht zotohem se cilido lëshim i cilido pjesëtari i cili është pjesë ë MB është fajtor me dashje apo pa dashje për këtë rast patjetër që do të ndëshkohet.

Është shfrytëzim i një fëmija tonë për më shumë se një vit dhe prej shumë personave”, tha ai.

Ndër tjerash, Sveçla njoftoi se është i ditur identiteti edhe i njërit person, ku pritet intervenimi i Policisë së shpejti.

“Ka indikacione që bëhet fjalë për shumë persona. Policia është duke hetuar për personat shtesë, personat tjerë, nuk do të lëmë gurë pa lëviz për ta zbuluar secili veç e veç e për t’i vënë ata para drejtësisë. Edhe për 1 dihet pak a shumë identiteti pritet që Policia të veprojë shpejt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat