Ambasadori Zemaj i gëzuar për ndihmën ushtarake nga ShBA

Aktuale

Ambasadori Zemaj i gëzuar për ndihmën ushtarake nga ShBA

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 21:26
Astrit Zemaj

Ambasadori përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, i është gëzuar njoftimit për investimin 2.2 miliardësh të ShBA-së në financimin e jashtëm ushtarak.

Në mesin e 16 shteteve përfituese të kësaj ndihme është edhe Kosova.

“Në pakon e mbeshtetjës së SHBA-ve për aleatët dhe partnerët edhe Republika e Kosovës” shkroi Zemaj në Facebook.

Këtë pako e ka përshëndetur edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila falendëroi senatorin Blinken, duke shtuar se kjo vetëm sa thellon bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat