Kurti: Nuk na duhet njohja nga Serbia nëse formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Aktuale

Kurti: Nuk na duhet njohja nga Serbia nëse formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Nga: N. Sh. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 13:31
Ilustrim

Kreytari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se Kosovës nuk i duhet njohja nga Serbia nëse kërkohet të formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, ky do të ishte bosnjëzim i Kosovës.

Ai thotë se BE-ja nuk është e interesuar të zgjidhë problemi Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë, por vetëm t’i vendos kapakun konfliktit.

Kurti përmes një shkrimi në facebook, thotë se marrëveshja përfundimtare dhe afatgjate me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë arrihet vetëm me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Postimi i plotë:

Nëse Kosovës, i kërkohet nga BE-ja në mënyrë Imperative formimi i Asociacionit apo më mirë të themi Bosnjëzimi i Kosovës, në këmbim të njohjes nga Serbia - atëhere NEVE NUK NA DUHET NJOHJA NGA SERBIA.

Asociacioni me kompentenca ekzekutive do të thotë "shtet brenda një shteti"!

Si duket BE-ja me këtë qasje është më shumë e interesuar të vendosë kapakun konfliktit Kosovë - Serbi sesa të zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmon!

Vetë fakti se të dy emisarët e BE-së, Borell dhe Lajçak vijnë nga dy shtete Evropiane të cilët nuk e kanë njohur Kosovën si shtet Sovran na jep të kuptojmë se BE-ja nuk e ka vullnetin të arrihet nje marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në favor dhe në respektim të së drejtës ndërkombëtare që ndëshkon agresorin dhe shpërblen viktimën me drejtësi. 

Një marrëveshje përfundimtare dhe afatgjatë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat