Pasi e injoroi Bislimin, Arifi u takua me Veliajn/ Profesori ‘shpërthen’ me kritika: Bastardë, përçarës!

Aktuale

Pasi e injoroi Bislimin, Arifi u takua me Veliajn/ Profesori ‘shpërthen’ me kritika: Bastardë, përçarës!

Nga: A.M Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:31
Erion Veliaj dhe Shqiprim Arifi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin diskutoi çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Ky takim, erdhi vetëm pak ditë pasi Arifi refuzoi të takonte zv.ministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ndaj kësaj, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai e kritikoi ashpër këtë takim, pasi sipas tij kjo pritje në Tiranë ishte për t’i thënë bashkëpuëntorit të Serbisë: "Bravo që nuk pranove të takohesh me zëvendësin e Kurtit!”.

“Bastardët nuk ndalen në asgjë, mjafton që t'i shërbejnë me zell të pashpjegueshëm krijimit të Jugosllavisë së Re dhe izolimit të Kosovës! Bastardët janë gjithnjë pëçarës! Ata nuk dinë të bashkojnë! Nxisin urrejtjen, hasmërinë brenda-shqiptarëv dhe përçarjen e lidershipit shqiptar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bastarde qe nuk dijne te ndalen ne percarjen qe u bejne shqiptareve! Kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, priti kryetarin e Komunes se Presheves, Shqiprim Arifi! Parade premtimesh dhe shfaqje interesante kjo pak dite mbasi Arifi refuzoi te prese ne Presheve zv. kryeministrin e Republikes se Kosoves!

Ishte nje pritje ne Tirane, per t'i thene bashkepunetorit te Serbise, Shqiprim Arifit: "Bravo qe nuk pranove te takohesh me zotin Bislimi, zevendesin e Albin Kurtit"! Dhe ne fakt kjo ishte arsyeja e kesaj pritjeje me kaq zhurme e drita!

Bastardet nuk ndalen ne asgje, mjafton qe t'i sherbejne me zell te pashpjegueshem krijimit te Jugosllavise se Re dhe izolimit te Kosoves! Bastardet jane gjithnje percares! Ata nuk dine te bashkojne! Nxisin urrejtjen, hasmerine brenda-shqiptare dhe percarjen e lidershipit shqiptar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajon!

Kujtohuni e me thoni nje rast kur kryeministri i Shqiperise ose Erion Veliaj kane kryer nje akt bashkimi te politikaneve shqiptare! Asnje! U shit si i tille nje rast ne Maqedonine e Veriut, por edhe ai rezultoi si intrige e Edi Rames!

Percarja shihet si mjet per sundim nga kleptokratet e Shqiperise. Nje tragjedi kjo, qe nuk ka ndodhur deri me sot ne asnje kohe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat