Një prind ngre alarmin, thotë se vajza e tij 8 vjeçare u ngacmua nga një person – ja si shpëtoi!

Aktuale

Një prind ngre alarmin, thotë se vajza e tij 8 vjeçare u ngacmua nga një person – ja si shpëtoi!

Nga: A.M Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Ngjarja që mori vëmendje të mëdha të opinionit publik, me që rast edhe u organizuan protesta, ishte përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë.

Fëmijët në vazhdimësi po janë cak i dhunuesëve dhe keqtrajtuesëve.

Së fundmi, faqja e Parkut Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë iu bëri thirrje prindërve që gjaë kohës që shëtisin në park t’i mbajnë afër vetes fëmijët e tyre.

Sipas njoftimit të tyre, një prind ka alarmuar duke rrëfyer se një i panjohur ia ka ngacmuar vajzën 8 vjeçare, duke i thënë “a po vjen shëtisim në Pisha”, përcjell “Bota sot”.

Madje, ata edhe e kanë përshkruar të dyshuarin.

Postimi i plotë

Te nderuar vizitorë te Parkut Rekreativ “Te Pishat” ne Sllatine,

Ka disa dite qe me qellim nuk e kemi prekur rastin mjaft te ndishem te ndodhise se para dy jave, te perdhunimit dhe keqtrajtimit te nje femije/vajze 11 vjeçare!

Por, sot po ju kthehemi ketij rasti dhe po ju kerkojme juve Prinderve, qe gjate kohes qe shetisni ne Park, te i mbani femijet gjithmone ne afersi dhe nen vezhgim!

Arsyeja e kesaj kerkese eshte sepse kemi nje alarm nga nje Prind qe fatmiresisht e ka shpetu femiun e vet nga nje person i panjohur dhe qellimkeq!

Ky person i panjohur, ka shfrytezu kohen e mbremjes, afer nje makine te parkuar per tu fshehur, dhe i ka bere thirrje vajzes 8 vjeçe “a po vjen shetisim ne Pisha!”

Femiu ka qene 10m larg prindit, me vrap ka shku dhe i ka tregu Prindit se “nje axh me tha hajde shetisim po une nuk e njofta e as NUK eshte shok i babit”!

Sigurisht Pishat jane te dendura, ndriçim adekuat nuk ka, kamera vezhgimi nuk ka dhe mundesia per fshehje dhe ikje eshte e madhe!

Nderkohe prindi e ka kerkuar kete burre gjithandej neper Pisha por ka qene e pamundur ta takoj!

Ky burre eshte i moshes mesatare, nuk kemi pershkrim me te detajuar por as pamje te kamerave ne afersi nuk ka!

Ngjarja ka ndodhe dje, e Premte (09.09.2022)rreth ores 19:00 ne mbremje!

Prandaj, ju bejme apel te gjitheve Juve qe vizitoni Parkun, te beni kujdes dhe femijet ne asnje menyre te mos i leni te vetem ose pa mbikçyrje te afert!!

Per çdo dyshim te lajmeroni organet kompetente dhe te jini vigjilent sepse nese nje ngjarje ka ndodhur ne mes te Prishtines, nuk eshte larg mendjes se mund te ndodh edhe ne Parkun tone!

Postimi eshte bere me kerkese dhe aprovim te Prindit !

Ju kerkojme falje nese ky postim ju shqeteson sepse nuk eshte ne natyren e faqes tone te bejme keso postime, por eshte ne te mire te gjithe neve qe te jemi me te vemendshem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat