E “sulmuan” për notat në shkollë/ Vjen reagimi i ashpër nga Basha: Po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht…

Aktuale

E “sulmuan” për notat në shkollë/ Vjen reagimi i ashpër nga Basha: Po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht…

Nga: M.H. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 18:12
Dimal Basha

Gjatë ditës së sotme një nga temat më të përfolura ka qenë publikimi i notave të deputetit nga radhët e VV-s, Dimal Basha.

Në lidhje me këtë ka reaguar vet deputeti duke iu kundërpërgjigjur të gjitha “sulmeve” te sotme.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka numëruar sukseset e tij gjatë studimeve duke cekur që në vazhdimsi ka punuar, përcjell “Bota sot”.

Basha shprehet se ky “sulmim’ po vjen sepse epse po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht në Ferizaj nuk ua nali kallëzimet penale kriminelave dhe vazhdoj me kanë gati i vetmi që jam n’luftë me mafinë e betonit.

Postimi i plotë

Që doni me vlerësu dikend, veq lexoni bre statusat n’Facebook. Dmth qaty pak e shumë mundeni me vlerësu sa dimë me shkru e mendu. Bile me shkru dinë krejt se mësohesh n’klasë të parë, a me mendu është niveli tjetër, se ka deputetë që as nuk i shihni n’TV, as kurrë dy llafe si shkrujn, ose qato rrallë që i postojnë, ua shkrujnë tjerët. Unë keq e mirë, krejt vet, e për më tepër kam dal në debate mjaftueshëm me u mat me dije. Kur flasim për analfabet, unë kam punime shkencore dhe mbi 50 opinione të publikume.

E për shkollim, 𝗾𝗲 𝗻𝗼𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸ë𝘀, 𝗸𝘂 𝗸𝗮𝗺 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝘂 𝗺𝗲 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲 𝟯.𝟵𝟳, 𝗻𝗴𝗮 𝟰.𝟬 𝘀𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗺𝗮𝗸𝘀𝗶𝗺𝘂𝗺𝗶 (𝗦𝘂𝗺𝗺𝗮 𝗖𝘂𝗺 𝗟𝗮𝘂𝗱𝗲). 𝗠𝗲 𝗸ë𝘁ë 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿ë 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗼𝗷𝗻ë 𝗺ë 𝗽𝗮𝗸 𝘀𝗲 𝟯% 𝗲 𝗸𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁ë𝘃𝗲!

Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe Neë School University ne Neë York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime.

Jo veq unë, po krejt në familje jemi t’shkollum, duke nis prej babit inxhinier, motrës mësuese ne SHBA, vëllaut inxhinier në Neë York, motrës Dafinës si një prej kontabilisteve më t’suksesshme ne Neë York.

Tash pse po m’sulmojnë mu? Sepse po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht në Ferizaj nuk ua nali kallëzimet penale kriminelave dhe vazhdoj me kanë gati i vetmi që jam n’luftë me mafinë e betonit. Tjetra, jemi pak deputetë që jemi ma t’zëshëm, edhe normal na targetojnë ma lehtë, mirëpo unë jam i vetëdijshëm që derisa s’gjejnë naj tender, ose naj tradhëti ku ma kanë lidh babën me naj bunarë, normal që nuk lanë sen pa gjujt. Mirëpo nuk e kam njet mu ndal sepse e dimë që e kemi opozitën ma t’flliqtë, ku për herë t’parë në histori i kemi palu komplet edhe po ua ngushtojmë rrethin!

Përndryshe notat e Amerikës i keni më poshtë, a për shkrim e mendim keni me m’pas pjesë të rrjeteve e debateve sa t’frymoj, edhe s’ka mu ndal t’i luftu flliqësirat që e shesin vendin me grenella, vuqiça e radojqiça, e as analfabetat që i shesin edhe fëmijët veq me djeg Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat