Vajza 14-vjeçare e dhunuar në Klinë kishte ikur nga shtëpia, ishte në lidhje dashurie me një 22-vjeçar

Aktuale

Vajza 14-vjeçare e dhunuar në Klinë kishte ikur nga shtëpia, ishte në lidhje dashurie me një 22-vjeçar

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 11:04
Ilustrim

Gjatë këtij muaji u zbuluan disa raste të dhunimit të vajzave të miturave gjithandej vendit. Rasti më tronditës ishte i 11-vjeçares në Prishtinë.

Por, ngjarje të tilla të trishta dyshohet se ndodhën edhe në Gjilan, Istog e Klinë.

Për rastin e fundit, që ka ndodhur në Klinë dhe u denoncua gjatë ditës së djeshme në Polici.

Edhe këtë herë, viktimë është një e mitur, 14-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi vajza u zhduk nga shtëpia, në orët e para të së dielës dhe u raportua në Polici nga babai i saj.

Ky i fundit, ndonëse kërkoi ndihmë nga Policia, e gjeti vet vajzën, por të dhunuar.

E mitura u gjet afër shtëpisë së saj, në orët e mëngjesit dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ku më pas zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes, për të marrë një deklaratë nga vajza.

Bazuar në rrëfimin e saj, është kuptuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, me të cilin ishte në lidhje dashurie tash e sa kohë. Pasi u ngritën dyshimet se e njëjta është dhunuar, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin.

I dyshuari është identifikuar dhe më pas u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Dhunimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat