Zemaj i ashpër: Qeveri, ulu e bisedo me grevistët, mos i hasmëro njerëzit

Aktuale

Zemaj i ashpër: Qeveri, ulu e bisedo me grevistët, mos i hasmëro njerëzit

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2022 Në ora: 16:54
Armend Zemaj

Greva në arsim po vazhdon. Mes tyre dhe qeverisë ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët, andaj në këtë mes fëmijët janë ata që po pësojnë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qeverinë duke thënë se mjaft me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit, andja ju ka bërë thirrje që ta ndalin arrogancën.

Postimi në Facebook:

Qeveri, mjaft më!

Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë. Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë.

Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit. Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat