​Kurti: Sindikalistët duhej të organizonin festë, kjo grevë s’është për arsimtarët

Aktuale

​Kurti: Sindikalistët duhej të organizonin festë, kjo grevë s’është për arsimtarët

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:01
Albin Kurti

Këmbëngulësia për grevë sipas kryeministrit Albin Kurti nuk po bëhet për arsim e as për arsimtarët.

Ai deklaroi se sindikatat me atë çfarë është ofruar nga qeveria do të duhej të organizonin festë.

Kështu tha ai në konferencë për media pas takimit me Këshillin Grevist të BSPK-së, i cili shtoi se kërkesa e përmbushjes së plotë të kërkesave është e palogjikshme dhe e rrezikshme.

“Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave është edhe e palogjikshme edhe e rrezikshme. Një sindikatë që i kërkon 100 euro e i ka marrë 50 euro dhe gjithë këto shtesa rrotull, pesë për qind të bruto produktit vendor sivjet, dhe 4 vitin e kaluar, organizon festë nuk vazhdon grevë. Por në ditët e javët në vijim do të marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha se do të konsultohemi me anëtarësinë dhe doli para juve”, ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat