Takimi i pasuksesshëm Kurti-Jasharaj| Zëdhënësja e LDK-së: Nuk është koha për kryeneçësi, por për dialog

Aktuale

Takimi i pasuksesshëm Kurti-Jasharaj| Zëdhënësja e LDK-së: Nuk është koha për kryeneçësi, por për dialog

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:23
Sibel Halimi 

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tregohet kryeneçe por të dialogojë me sindikalistët për të gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

“Megjithëse sot shpresonim për një zgjidhje dhe kishim pritshmëri se ka pasur reflektim nga palët, qeveria na zhgënjeu sërish, duke na lënë të kuptojmë se kemi hyrë në të tretën javë të humbur – pa mësim. Nuk është koha për konspiracione, as për kryeneçësi, por për dialog të sinqertë që shpie në një zgjidhje të shpejtë.”, ka thënë Halimi.

Ajo ka thënë se barra më e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi qeverinë.

“Duke qenë se qeveria i jep llogari të gjithë qytetarëve – pra edhe prindërve e nxënësve – mbi të anon më shumë barra e përgjegjësisë. Në këtë krizë që mund të shmangej në kohë, po e pësojnë ata që më së paku e meritojnë – fëmijët tanë.”, ka thënë Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat