Sulme kibernetike ndaj Telekomit, po punohet për parandalimin e tij

Aktuale

Sulme kibernetike ndaj Telekomit, po punohet për parandalimin e tij

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Me sulme kibernetike sot gjatë ditës është ballafaquar edhe Telekomi i Kosovës për çka ka pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve.

Përmes një njoftimi zyrtar nga Telekomi është bërë e ditur që sulmi ka filluar qysh nga ora 08:00 e mëngjesit, derisa thuhet se ekipet  i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe po merren me parandalimin përfundimtar të sulmit.

Për këtë çështje Telekomi i Kosovës ka thënë se qytetarët do t’i mbajë të informuar.

“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 08:00 të mëngjesit.

Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marr intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat