Nebih Geci ‘godet’ Rrahman Jasharajn: Marrëveshja në Durrës në pushime me “vëllezër” po...

Aktuale

Nebih Geci ‘godet’ Rrahman Jasharajn: Marrëveshja në Durrës në pushime me “vëllezër” po...

Nga: P.R Më: 13 shtator 2022 Në ora: 22:34
Rrahman Jasharaj

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nebih Geci, përmes një postimi në facebook ka komentuar takimin e zhvilluar në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku ky i fundit iu drejtua kryeministrit Kurti me fjalët “na ndihmo si vëlla”.

“Ky shoqi po thotë shpëtomë ti mua se kam hyrë në rrugë pa krye, se me ata vëllezërit që i kam pas në të kaluarën i ndanim përgjysmë privilegjet si vëllau me vëlla. O Rrahman bali, si ki ma ata që të mbajshin zhagun që e hangshit arkën e vllaznillakut e u thirrshit në emër të patriotizmit”, ka shkruar Nebih Geci.

Geci ia ka përmendur një takim Rrahman Jasharajt të zhvilluar në Durrës.

“Marrëveshja në Durrës në pushime me “vëllezër” po del kadale dita ditës, planet në bokserica duke ngrënë file peshku nuk po dhezin më”, shkruan ndër tjerash Nebih Geci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Vëllazëria përfundon atëherë kur njeri vëlla mashtron vëllezërit për përfitime personale dhe për resuers te grupacioneve apo individuale.

S’ka ma me i hanger resurset e të gjithëve, boll ma që 23 vjet tu e mbledhë yndyrën e shtetit në emër të vëllezërve.

I zoti i shtëpisë nuk bënë dallime në familje, në momentin që e avancon njërin vëlla pa meritë atëherë fillojnë pakënaqësitë.

Ky shoqi po thotë shpëtomë ti mua se kam hyrë në rrugë pa krye, se me ata vëllezërit që i kam pas në të kaluarën i ndanim përgjysmë privilegjet si vëllau me vëlla.

O Rrahman bali, si ki ma ata që të mbajshin zhagun që e hangshit arkën e vllaznillakut e u thirrshit në emër të patriotizmit.

Marrëveshja në Durrës në pushime me “vëllezër” po del kadale dita ditës, planet në bokserica duke ngrënë file peshku nuk po dhezin më.

S’ka më para pa merit, me vjen keq për mësimdhënësit e ndërgjegjshëm që janë më tepër se 70% e tyre.

Me vjen keq për fëmijët tanë që po i takojnë kësaj kohe, që duhet të i përjetojnë dëmet e së kaluarës.

Kjo metodë patriarkale, otomane duhet të përfundojë njëher e përgjithmonë.

Pagat duhet të rriten por në forma të meritokracisë, e jo në emër të “shefit të shefave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat