Hoti: Teknologjitë kineze përbëjnë kërcënim për tregjet konkurrente

Aktuale

Hoti: Teknologjitë kineze përbëjnë kërcënim për tregjet konkurrente

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 12:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve është duke marrë pjesë në samitin e IPAC (Inter-Parliamentary Alliance on China), që po mbahet në Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

“Në objektin e Kongresit ku po mbahet samiti, jam duke e përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës si bashkë-kryesues i IPAC-ut për Kosovë, krahas përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Evropian, Kanadasë, Australisë, Britanisë së Madhe, Japonisë, Koresë së Jugut, disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor etj”, ka shkruar Avdullahu.

Ai ka shkruar se në samit po diskutohet për nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve demokratike për tu përballur me sfidat ekonomike dhe politike që vijnë nga Partia Komuniste e Kinës, e cila po kërcënon Tajvanin me invazion ushtarak dhe po mban peng shumë vende në zhvillim përmes varësisë nga borxhi shtetëror i atyre vendeve ndaj Kinës.

“Përtej kësaj, teknologjitë kineze përbëjnë kërcënim për tregjet konkurrente pasi epërsia e firmave kineze në tregjet botërore nuk përcaktohet vetëm nga kostot më të ulëta të prodhimit, por edhe nga mbështetja shtetërore dhe nga puna e detyruar dhe puna e fëmijëve. Po ashtu, raporte kredibile ndërkombëtare kanë nxjerrë në pah shkelje flagrante të të drejtave të njeriut nga Pekini ndaj disa minoriteteve në disa regjione të Kinës”, ka shkruar Avdullahu.

Në këtë kontekst, sipas tij, është e nevojshme koordinim i aktiviteteve të vendeve demokratike kundër shkeljes së të drejtave njerëzore nga Pekini, për të rezistuar ndaj ndikimit të regjimeve autoritare jodemokratike dhe për të ndërtuar zinxhirin e furnizimit me mallra dhe energji të pavarur nga ndikimi i vendeve me regjime autoritare/jodemokratike.

“Në samit të pranishmëve iu drejtuan senatorët Marco Rubion dhe Bob Mendendez, Drejtori i NDI, Drejtori i IRI, Drejtori i NED, deputetë nga Ukraina të cilët kërkonin mbështetjen e të gjitha vendeve për tu përballur me agresionin e Rusisë. Në këtë drejtim, theksova gatishmërinë e Kosovës për të koordinuar veprimet me vendet demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me këto sfida”, shkruan mes tjerash Avdullahu. 

Po ashtu ai ka treguar se ka vizituar edhe National Endoëmend for Democracy, e cila po e mbështet samitin ‘dhe u premtova që Kuvendi i Kosovës do të avancoj legjislacionin, në përputhje me standardet e botës demokratike të udhëhequr nga SHBA, për të sanksionuar individë që shkelin të drejtat e njeriut ose që janë të përfshirë në veprime korruptive’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat