Gërvalla shkarkon edhe dy diplomatë

Aktuale

Gërvalla shkarkon edhe dy diplomatë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:15
Donika Gërvalla

Duke u thirrur në një vendim për konkursin në MPJ, Ministrja Donika Gëvalla shkarkon edhe dy diplomatë të Kosovës që kishin shërbyer për 7 vite në Shkup, Beograd dhe Zagreb.

Sipas burimeve brenda MPJD-së, Donika Gërvalla-Schwarz së fundi ka shkarkuar diplomatët Amir Haziri dhe Flurim Gashi, të cilët janë diplomat eminent.

Diplomati Amir Haziri në mars të këtij viti kishte kërkuar që nga 1 marsi e deri me 1 shtator 2022, të marrë pushim pa pagesë dhe në punë të paraqitej me 2 shtator 2022.

Ky vendim ka hyrë në fuqi me datë 2 shtator 2022, në ditën edhe kur është protokolluar.

Ndërsa diplomati tjetër i shkarkuar Flurim Gashi, ka shërbyer në Divizionin për Politika të Sigurisë në MPJD.

Diplomati i shkarkuar Flurim Gashi ka shërbyer në Shkup për 7 vite, ku tash edhe e sa kohë është emëruar edhe burri i Presidentes, Prindon Sadriu.

Ndërsa, diplomati Amir Haziri ka shërbyer 3 vite në Beograd në themelim të misionit dhe 4 vjet Zagreb si diplomat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat